Ndihma sociale – përmbledhje
Ndihma sociale – përmbledhja
Ndihma shoqërore mundëson përkrahjen e çdo personi, që ndodhet në gjendje të rëndë ekonomike dhe që nuk ia del të përmbushë nevojat e tij jetësore.
Në parim, ju keni të drejtë për ndihmë shoqërore, nëse ndodheni në gjendje të vështirë dhe jetoni në Zvicër.
Nëse jeni shtetas i huaj, ka mundësi që të vihen kushte të posaçme, në varësi të statusit tuaj të qëndrimit.
Çdo kanton përcakton në dispozitat e veta ligjore format e ndihmës shoqërore si dhe të drejtat dhe detyrat që lidhen me të.
Në ndihmën sociale dallohen dy lloje: Ndihma vetjake dhe ndihma materiale.
E para, ndihma vetjake përkon me këshillimin, orientimin, shoqërimin dhe dëgjimin.
Ofrohen forma të ndryshme programesh dhe aktivitetesh, që synojnë një rikthim në tregun e punës.
Ndihma ekonomike do të thotë pagesa financiare. Ato përllogariten individualisht për të siguruar një standard të thjeshtë por të denjë jetese.
Ju keni të drejtë për një analizim falas të situatës suaj nga ana e një specialisti, i cili konstaton, nëse keni të drejtë për përkrahje.
Nëse keni pyetje, drejtojuni shërbimit social të rajonit tuaj.
Ndihma sociale – Si përllogaritet ndihma?
Ndihma sociale – Si përllogaritet ndihma?
Të drejtë për ndihmë sociale keni vetëm atëherë, nëse ju vetë nuk mund të paguani shpenzimet për jetesën tuaj dhe nëse të gjitha burimet e tjera ndihmuese si rroga, përkrahja nga të afërmit, pasuria ose pagesat financiare nga sigurimet e tjera sociale nuk mjaftojnë.
Por ka mundësi që ju merrni ndihmën sociale si parapagesë gjatë kohës kur ju prisni për vendimin e një sigurimi social. Për shembull gjatë një procedure të sigurimit të invaliditetit.
Kur pasuria juaj tejkalon një shumë të caktuar, ju nuk keni të drejtë për ndihmë sociale. Kufiri qëndron zakonisht në 4,000 Franga Zvicerane për një person individual, në 8,000 Franga për një çift dhe në 10,000 Franga për një familje.
Si pjesë e pasurisë llogariten të hollat në llogaritë tuaja bankare, pasuritë e paluajtshme në Zvicër dhe jashtë, mjete motorike dhe sende të tjera me vlerë.
Sipas llojit të pasurisë mund të vlejnë kushte të posaçme.
Mos hezitoni të pyesni tek shërbimi kompetent social, nëse keni të drejtë për përkrahje.
Sapo të keni dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, shërbimi social përllogarit të drejtën tuaj për ndihmë ekonomike. Krijohet një buxhet personal në bazë të mjeteve tuaja financiare dhe të shpenzimeve të miratuara.
Shpenzimet e miratuara nga shërbimi social janë këto:
– Një shumë e përgjithshme për jetesën, e cila përcaktohet sipas situatës suaj personale dhe sipas numrit të anëtarëve të familjes suaj. Këtu përfshihen ndër të tjera shpenzimet për ushqim, veshmbathje ose për mjete të transportit publik afër vendbanimit.
– Shërbimi mjekësor bazë (përfshirë trajtime tek dentisti) dhe shpenzime për banimin. Komuna juaj përcakton, se çfarë shpenzimesh për banimin janë të arsyeshme për ju. Nëse jetoni në një banesë tepër të shtrenjtë, ju bëhet thirrje të kërkoni një banesë më të lirë.
– Në raste të arsyetuara mund të shtohen gjithashtu të ashtuquajturat “pagesa sipas situatës”.
Ndodh që ndihma sociale duhet të kthehet. Çdo Kanton ka dispozitat e veta për këtë. Për të mësuar më shumë rreth obligimeve të kthimit të pagesave të ndihmës sociale drejtojuni shërbimit kompetent social.
Ndihma sociale jepet për situatën tuaj aktuale dhe jo për të kaluarën. Ajo nuk merr përsipër borxhe. Prandaj mos hezitoni të aplikoni për ndihmë!
Ndihma sociale – të drejtat dhe detyrat
Ndihma sociale – të drejtat dhe detyrat
Kur ju aplikoni për ndihmë sociale, ndër të tjera, keni këto të drejta:
– Ju mbani aftësinë tuaj juridike për të vepruar. Ju mund të vazhdoni të nënshkruani kontrata, të ndërroni vendbanimin ose të hyni në një marrëdhënie pune.
– Në çdo kohë mund të kërkoni, që një vendim t‘ju njoftohet me shkrim dhe të arsyetohet. Nëse nuk jeni dakord me një vendim, ju keni të drejtë ankese.
– Në ndihmën sociale garantohet mbrojtja e të dhënave – të dhënat tuaja trajtohen me shumë fshehtësi.
– Në çdo kohë mund të kërkoni tek shërbimi social, që të këqyrni dosjet tuaja.
Marrja e ndihmës sociale lidhet me rregulla të ndryshme.
– Nëse merrni përkrahje financiare nga ndihma sociale, ju keni obligimin të bashkëveproni. Keni për shembull obligimin të bëni të gjitha përpjekjet e pritshme për të kapërcyer situatën tuaj nevojtare.
– Pjesëmarrja në biseda dhe zbulimi i situatës suaj personale dhe financiare janë të detyrueshëm. Ju jeni të obliguar të informoni shërbimin social shpejt dhe pa u bërë thirrje e veçantë për ndryshime në situatën tuaj financiare dhe personale. Për shembull, nëse të ardhurat tuaja dhe pasuria juaj ndryshojnë, nëse gjeni një vend të ri pune, nëse dikush fillon të banojë bashkë me ju ose nëse merrni një kredi.
Mosplotësimi i detyrimeve kundrejt autoritetit të ndihmës sociale mund të shkaktojë një shkurtim apo pezullim të ndihmës ose madje ngritjen e një kallëzimi penal, nëse bëhen deklarata të rrema.
Nëse keni pyetje, drejtojuni shërbimit shoqëror të rajonit tuaj. Ky analizon situatën tuaj dhe ju përgjigjet në mënyrë të besueshme dhe falas.
Për të kontaktuar shërbimin shoqëror në rajonin tuaj:
Lidhje të dobishme
Gjuhët